Ballina Bota

FRANCË – Pandemia e Covid-19 nën kontroll

PARIS, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Pandemia e Covid-19 është nën kontroll në Francë, sipas profesorit Jean-Francois Delfraissy, president i Komitetit Shkencor të Parisit, i fokusuar në luftën kundër koronavirusit.

“Virusi vazhdon të qarkullojë, në veçanti, në disa rajone (…), por qarkullon me shpejtësi të ulët”, theksoi Delfraissy për radion ”Inter France”.

”Aty ku kemi pasur afro dhjetëra mijëra raste, rreth 80 000 raste të reja, në fillim të marsit, para mbylljes, sot besojmë se kemi rreth 1 000 prej tyre”, shtoi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBUDAPEST – Hapen kufijtë mes Hungarisë, Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë
Artikulli tjetërQeveria Hoti miraton programin për vitet 2020-2023