Ballina Flash

Ajri më i pastër në botë thithet në Antarktik

KOLORADO, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Për të marrë frymë në ajër të pastër duhet të shkoni në fund të botës, në oqeanin Antarktik, në fakt, mbi 40 gradë gjerësi jugore, ku atmosfera nuk paraqet grimca që i atribuohen veprimtarisë njerëzore, sipas studiuesve nga Universiteti i Kolorados.

Studimi u krye me mostrat e ajrit të mbledhura në shtresën e poshtme të atmosferës në bordin e anijes kërkimore australiane ”Invest Investigator”.

Falë sekuencave të ADN-së të përfshira në mostra dhe studimit të drejtimit të erërave, u bë e mundur të përcaktohej që bakteret e pranishme në atmosferë janë të gjitha me origjinë detare, që vijnë nga poshtë oqeanit.

Përbërja e tyre ndryshon me gjerësi gjeografike dhe kjo do të thotë që aerosolet dhe ndotësit me origjinë njerëzore nga kontinenti nuk udhëtojnë në jug për të kontaminuar ajrin e Antarktikut.

Në oqeanin jugor, ndër të tjera, përqendrimet e grimcave që favorizojnë formimin e kristaleve të akullit te retë janë më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë në planet.

“Ne arritëm të përdorim bakteret e ajrit si një mjet diagnostikues për të kuptuar vetitë e shtresës së poshtme të atmosferës”, shpjegon studiuesi Thomas Hill./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli Politik diskutime teknike për marrëveshjen e arritur të ‘Zgjedhores’/ Gjiknuri: Kuadri ligjor do jetë gati javën e ardhshme
Artikulli tjetërVJENË – OPEC zgjat uljen e prodhimit të naftës