Ballina Aktualitet

Çmimi për sheshin “Skënderbej”, Rama: Vepër e afirmuar botërisht

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155899941846523/?t=32

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ – Pas çmimit europian të Barcelonës për Hapësirën më të Bukur Publike të Ndërtuar në Europë, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një video ku anëtarët e jurisë ndërkombëtare përshkruajnë sheshin “Skënderbej”.

Sipas Ramës, çmimi për sheshin përbën edhe një moment krenarie të një beteje të zhvilluar 10 vite me radhë, për një vepër tashmë të afirmuar botërisht.

“Ja vlen ta ndiqni se si e përshkruajnë Sheshin Skënderbej, anëtarët e jurisë ndërkombëtare të Çmimit Europian të Barcelonës për Hapësirën më të bukur Publike të ndërtuar në Europë për vitin 2018🙏 Është një moment i bukur krenarie për një betejë të zhvilluar 10 vjet me radhë, e të fituar për Tiranën e Shqipërinë që duam, me një vepër e cila tanimë është afirmuar botërisht si një kontribut europian në zhvillimin urban”, shkruan Rama në postimin e tij, në rrjetin social “Facebook”. /z.tosku//j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshqimet ideale për të djegur yndyrnat
Artikulli tjetërFutbollistët shndërrohen në ikona të epokës moderne në Shën Petërburg