Futbollistët shndërrohen në ikona të epokës moderne në Shën Petërburg

TIRANË,21 qershor /ATSH/ – Legjendat e futbollit botëror si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Diego Maradona janë portretizuar me uniforma ushtarake historike.

Ata janë bërë pjesë e ekspozitës së portreteve në Shën Peterburg, për Kupën e Botës.

Futbollistët janë shndërruar në ikona të epokës moderne dhe për këtë arsye është çelur ekspozita “Si Zotët”, që do të qëndrojë e hapur deri në përfundimin e Botërorit “Rusi 2018”./a.a/ j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.