Ballina Aktualitet

Tabaku: Rama bëhet gati të marrë KLSH

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur sot se “Rama i ka hedhur sytë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”.

Tabaku u shpreh se KLSH, “është i vetmi institucion që ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur”.

“Projektligji i ri që i merr kompetencat presidentit duke ia kaluar qeverisë dhe parlamentit,  duke qenë në shkelje të qartë të Kushtetutës dhe uzurpim i kompetencave të presidentit”, tha Tabaku.

“Ato kanë frikë nga qytetarët dhe mendojnë se do e ndalojnë mërinë e tyre karshi vjedhjes dhe abuzimit. Sado të lodhen nuk do ia arrijnë! Me zgjedhje të lira e të ndershme e me programin e qartë ekonomik do t’i rikthejmë njerëzve institucionet, shpresën dhe besimin”, u shpreh Tabaku.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA: Që prej 31 marsit, 200 shtetas amerikanë dhe rezidentë ligjorë të përhershëm janë riatdhesuar
Artikulli tjetërTURQI – COVID-19 rrit çmimet dhe inflacionin