Ballina Bota

TURQI – COVID-19 rrit çmimet dhe inflacionin

ANKARA, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Norma vjetore e inflacionit të Turqisë u rrit në 11,39 % në muajin maj, nga 10,94 % që ishte në prill, ndërsa çmimet e konsumit u rritën 1,36 % në maj, deklaroi Zyra Turke e Statistikave (TurkStat).

Kostot e veshmbathjeve, transporteve dhe shërbimeve ishin sektorët me rritjet më të mëdha mujore në maj.

Nga viti në vit, pijet alkoolike dhe duhani pësuan rritje të çmimeve deri në 21,41 % në maj, pasuar nga kostot e shtëpive në 14,5%.

Rritja e inflacionit pason një ulje të normës bazë të interesit të saj në 8,25 % të bankës qendrore. Banka parashikon që inflacioni të arrijë në 7,4 % deri në fund të vitit 2020.

Banka Qendrore pranoi se inflacioni i konsumatorit mund të mbetet i lartë në afat të shkurtër për shkak të efekteve sezonale dhe koronavirusit për sa i përket çmimeve të ushqimeve.  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Rama bëhet gati të marrë KLSH
Artikulli tjetërEkonomia e përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar, INSTAT: Pjesa më e madhe në zonën Tiranë-Durrës-Elbasan