Ballina Kryesore

Beckham: Finalja do të jetë Argjentinë-Angli

PEKIN, 21 qershor /ATSH-AFP/ – David Beckham parashikon një finale Angli – Argjentinë për Kupën e Botës.

Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” u shpreh i inkurajuar nga fitorja e parë e ish-ekipit të tij kundër Tunizisë.

Anglia nuk ka shkëlqyer vitet e fundit në Kupën e Botës. Madje as nuk arritur më një çerekfinale që prej vitit 2006.

“Mendoj se Anglia do të përballet në finale me Argjentinën”, deklaroi ish-ylli i futbollit, gjatë një eventi promocional të organizuar dje në mbrëmje në Pekin.

“Madje edhe do të vija bast se Anglia do të fitojë botërorin, sepse jam i njëanshëm dhe i pasionuar për vendin tim”, u shpreh ai duke qeshur./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/Pas suksesit të skuadrës së vajzave në volejboll, Nikolla premton më shumë mbështetje
Artikulli tjetërGREQI – Kotzias: Konferenca e Rodosit urë bashkëpunimi për vendet e rajonit