Ballina Flash

FRANCË – Dritë jeshile për përdorimin e aplikacionit kundër COVID-19

PARIS, 26 maj /ATSH-DPA/ – Monitoruesi i mbrojtjes së të dhënave në Francë i hapi dritën jeshile aplikacionit të qeverisë për gjurmimin e koronavirusit në smartfonë.

Aplikacioni “StopCovid”, bazuar në teknologjinë “Bluetooth”, ka ngjallur shqetësime në lidhje me mbikëqyrjen në disa qarqe politike, përfshirë dhe në partinë qeverisëse të presidentit, Emmanuel Macron.

Megjithatë, Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji dhe Liri (CNIL), vendosi që modelimi i aplikacionit të respektonte rregullat e mbrojtjes së të dhënave.

Aplikacioni nuk krijon listë të personave të infektuar, por thjesht listë të kontakteve.

Nesër Asambleja Kombëtare do të zhvillojë diksutime dhe një votim lidhur me aplikacionin./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria bien dakord për udhëtime të kufizuara
Artikulli tjetërBRUKSEL – Sassoli: Plani për rindërtimin duhet të jetë ambicioz