Ballina Bota

BRUKSEL- Luksemburgu rinis fluturimet

BRUKSEL, 23 maj /ATSH-ANSA/ – Fluturimet e pasagjerëve për dhe nga aeroporti i Luksemburgut do të rifillojë në 29 maj, njoftoi aeroporti ”Lux” duke specifikuar se janë vendosur masa të rrepta higjieno-sanitare.

Fluturimet ishin pezulluar pothuajse dy muaj më parë.

Ato do të rifillojnë në fund të majit me fluturimet e ”Luxair” për në Stokholm, Lisbonë, Porto, Hamburg dhe Monako.

Ndër masat e marra ekziston detyrimi për veshjen e maskës në terminal në zonat ku nuk është e mundur të mbahet një distancë minimale prej dy metrash.

Aeroportit ka rinovuar impiantin e ajrimit dhe ka instaluar gjithashtu mbrojtje fizike ndaluese, si për shembull dritaret me pleksiglas./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime paralele në të gjithë zinxhirin bujqësor dhe agropërpunues
Artikulli tjetërFOTO – Zbatimi i masave kundër COVID-19/ Autoshkollat nën monitorim