FOTO – Zbatimi i masave kundër COVID-19/ Autoshkollat nën monitorim

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor po monitoron zbatimin e masave kundër COVID-19 nga ana e autoshkollave.

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja bëri të ditur se zbatimi i këtyre masave është detyrim ligjor.

“DPSHTRR dhe Task Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet në klasa e në procesin mësimor që ka rinisur nga 11 maji. Nuk do donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti në mbrojtjen e aplikantëve dhe personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për jetën dhe vijimin e aktivitetit ekonomik të këtij sektori”, tha ai.

Sipas tij, çdo mangësi apo pakujdesi do jetë subjekt penalizimesh edhe nga Njësia Operacionale Anticovid (Taskforca ndërinstitucionale) dhe Policia e Shtetit./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.