Ballina Bota

LONDËR – Parlamenti miraton reformën e imigracionit post-Brexit

LONDËR, 19 maj /ATSH-AFP/ – Parlamentarët britanikë miratuan ligjin që i jep fund lëvizjes së lirë të punëtorëve me Bashkimin Europian, me një votim që nxori në pah çështjen e personelit të huaj shëndetësor mes një krize shëndetësore.

Ligji heq, duke filluar nga viti 2021, të drejtat specifike për të imigruar për qytetarët e Zonës Ekonomike Europiane (Bashkimi Europian përfshirë Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin) dhe Zvicrën.

Ai nuk jep detaje mbi kriteret e reja për autorizimin ose jo për të imigruar. Por, kryeministri Boris Johnson ka prezantuar tashmë një projekt të sistemit të pikëve, i cili duhet të favorizojë kandidatët që ushtrojnë një profesion shumë të kualifikuar.

Imigracioni i qytetarëve nga vendet më të varfra të BE-së ka qenë një nga temat kryesore të fushatës së referendumit të vitit 2016 për qëndrimin ose jo në bllok. Kishte rezultuar në fitoren e atyre që dëshironin t’i rikthenin Britanisë së Madhe kontrollin e kufijve të saj falë Brexit.

Ministri i Brendshëm Priti Patel premtoi një sistem më të fortë, më të drejtë dhe më të thjeshtë që do të “luante një rol jetësor kundër pandemisë së koronavirus./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/5/2020
Artikulli tjetërSHBA – Teksasi rihap baret dhe tregjet pas masave kufizuese