BRUKSEL, 11 maj /ATSH-AA/ – Belgjika po ndërmerr hapin e madh lidhur me lehtësimin e masave nga koronavirusi, duke lejuar hapjen e dyqaneve nën kushte të rrepta.
Edhe pse transporti publik në Bruksel u përfshi nga greva, drejtuesit e autobusëve nuk ndiheshin të sigurt nën masat paraprake të virusit.
Dje autoritetet lejuan që qytetarët mund të takojnë deri në katër të afërm ose miq, duke i dhënë mundësine shumë familjeve të festojnë të kufizuar Ditën e Nënës.
Disa spitale filluan trajtimin e pacientëve me probleme jo urgjente dhe gjykatat u hapën përsëri, por me orar të kufizuar.
Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në transportin publik dhe tashmë shumë pronarë dyqanesh kanë kanë dezinfektuar ambjentet duke i bërë gati për hapje./ /sara/ a.jor.











