“Premtim i mbajtur”/ Nis procesi i legalizimit tek kodra e 26 marsit në Ksamil

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Në Ksamil, Sarandë, ka filluar procesi i legalizimit tek kodra e 26 marsit.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i cili thekson se “ky është një premtim i mbajtur”.

“Dhjetëra familje së shpejti do bëhen juridikisht zot të shtëpisë së tyre të ndërtuar me shumë mund dhe djersë prej vitesh. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, – tha Hyseni.

Një nga prioritetet e rëndësishme të qeverisë është që deri në fund të këtij mandati qeverisës të mbyllet procesi i legalizimeve për shtëpitë. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.