FRANKFURT, 8 maj /ATSH-DPA/ – ”Lufthansa” konfirmoi se është në bisedime me qeverinë gjermane në lidhje me një paketë shpëtimi prej 9 miliardë eurosh.
”Në këmbim të paketës së stabilizimit, qeveria federale ka propozuar pjesëmarrjen në kompani deri në 25% plus një aksion, si dhe një vend në bordin mbikëqyrës”, njoftoi linja ajrore.
Gjithashtu po diskutohet pagesa e dividentëve në të ardhmen.
”Lufthansa” theksoi se negociatat janë ende në vazhdim. / /sara/ a.jor.






















