TIRANË, 8 maj /ATSH – I. Vata/ Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u takua në Lushnjë me shumë fermerë për të diskutuar rreth problemeve që ata kanë.
Sipas Salianji, fermerët janë braktisur nga qeveria në kohën më të vështirë për ta.
Bujqësia është sektori që nuk ka marrë asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, megjithëse, siç theksoi Ervin Salianji në regjistrat e shtetit llogariten si të punësuar rreth 461 mijë persona.
Gjatë komunikimit më fermerët e Lushnjës, Salianji tha se “qeveria nuk flet për sektorin bujqësor. Bujqësia është në gjendje të mjerueshme në të gjithë vendin. Ne kërkojmë që të kthehet vëmendja tek fermerët dhe sektori bujqësor, që është një nga pjesët më të rëndësishme të ekonomisë së vendit”. /r.e/