RABAT, 7 maj /ATSH-AFP/- Plani i rihapjes për Marokun, një nga vendet e fundit në botë që ende i nënshtrohet kufizimeve shumë të rrepta me një shtetrrethim nate, do të paraqitet më 18 maj në Parlament, u njoftua një deklaratë zyrtare.
“Kryeministri Saad-Eddine El Othmani do ta paraqesë këtë plan në dy dhomat e parlamentit, dy ditë para skadimit të gjendjes së emergjencës shëndetësore, në fuqi që nga 20 marsi”, njoftoi për shtypin Parlamenti.
Komiteti i vëzhgimit ekonomik, përgjegjës për monitorimin e ndikimit të krizës shëndetësore rekomandoi javën e kaluar një rihapje graduale të përqendruar në rinisjen e aktiviteteve nga 20 maji, por zyrtarët qeveritarë mbeten ngurrues.
Një vend me 35 milionë banorë, Maroku i mbylli kufijtë e tij në mesin e marsit dhe më pas vendosi izolim të detyrueshme, me lëvizje që i nënshtrohen një lejeje të veçantë, mbajtje të detyrueshme të maskës dhe nën kontrollin e rreptë të policisë.
Mosrespektimi i masave emergjente dënohet me burgim nga një deri në tre muaj dhe / ose me gjobë të barabartë me 115 euro./ /ervo/ a.jor.





















