Ballina Bota

BELGJIKË – Regjistrohen 97 viktima në 24 orët e fundit

BRUKSEL, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Në Belgjikë, në 24 orët e fundit janë raportuar 97 vdekje të reja që lidhen me pandeminë Covid-19, 57 prej të cilave në spitale ndërsa 40 në azile të moshuarish.

”Numri i viktimave në vend është rritur në 8 016”, theksuan autoritetet shëndetësore në buletinin e tyre të përditshëm, duke theksuar se 53% e viktimave totale vdiqën në rezidencat për të moshuarit

Janë regjistruar 242 raste të reja, për gjithsej 50.509 që nga fillimi i epidemisë. Sa për spitalet, situata vazhdon të përmirësohet: 84 persona janë shtruar në spital në 24 orët e fundit dhe aktualisht 646 pacientë janë në kujdesin intensiv (-9) dhe 387 kanë nevojë për ndihmë respiratore (-14). /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonusi prej 40 mijë lekësh, penalitete për bizneset që nuk aplikojnë për punonjësit
Artikulli tjetërProtokolli i sigurisë në biznese/ 69 monitorime, këshillohen disa subjekte