TIRANË, 17 qershor/ATSH-Maela Marini/ Nga Klosi, ku u çelën punimet për ‘Rrugën e Arbrit”, Kryeministri Edi Rama komentoi edhe protestën e improvizuar nga opozita.
“Pashë 20-30 veta bashkë me një deputet, njësoj si çingiet te ‘Koncert në vitin 36’. Vetëm se ky (Saliu) ia merr të keqen Albert Verrisë, sepse është 1 mijë herë më qesharak dhe po ashtu edhe këto çingiet e veta”, – tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Klos, ku u çelën punimet për projektin madhor kombëtar të “Rrugës së Arbrit”, ndërsa u prit me protesta nga opozita.



















