ZAGREB, 30 prill /ATSH-DPA/ – Ekonomia kroate pritet të bjerë me 9,4% për shkak të pandemisë Covid-19, tha sot kryeministri Andrej Plenkoviç.
Kabineti diskutoi një plan të strategjisë kombëtare të reformave, e përqendruar në rritjen e qëndrueshme, reformën e arsimit dhe financat.
“Ky program do të bazohet pjesërisht në vazhdimësi dhe pjesërisht në punë nën rrethanat e reja në nivelin europian”, tha Plenkoviç.
“Parashikimet tona të brendshme parashikojnë që PBB-ja do të zvogëlohet me 9,4%”, tha ai.
Kjo është rënia më e madhe ekonomike që nga lufta për pavarësi nga ish-Jugosllavia në vitet 1990.
Ndër industritë e goditura nga pandemia është turizmi, një gjenerues kryesor i parave në Kroaci.
Vitin e kaluar, turizmi gjeneroi 10,4 miliardë euro (11.3 miliardë dollarë), ose 17% të PBB-së./ a.jor.












