VARSHAVË, 24 prill /ATSH-DPA/ – Polonia do të zgjasë mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të paktën deri më 24 maj, për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi ministri i Arsimit, Dariusz Piatkowski gjatë një konference për shtyp.
Ai theksoi se shkollat do të vazhdojnë të zhvillojnë orë mësimi në internet.
Provimet e shkollës së mesme do të shtyhen nga maji në qershor, duke filluar nga 8 qershori dhe do të zhvillohen vetëm me shkrim. Provimet përfundimtare të shkollës do të zhvillohen në mes të qershorit.
Në të njëjtën kohë, qeveria po mendon për hapjen e disa shkollave në mënyrë që të kujdesen për fëmijët më të vegjël. Vendimi lidhur me këtë çështje do të merret në ditët e ardhshme.
Polonia ka konfirmuar 10 759 raste dhe 463 viktima nga koronavirusi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. / /sara/












