Ballina Aktualitet

Ndërgjegjësimi i qytetarëve në Shkodër/ Lamallari: Të gjithë bashkë kundër COVID-19

TIRANË, 23 prill/ATSH – A. Fortuzi/ “Të gjithë së bashku për shëndetin dhe të mirën e përbashkët”. Kjo ishte moto përmes së cilës Policia e Shkodrës në bashkëpunim dhe shoqërinë civile bashkuan forcat për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e masave kufizuese sa i takon betejës ndaj COVID-19.

“Policimi në komunitet kundër pandemisë COVI-19″, – thekson Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm, i komanduar në Shkodër për periudhën e Emergjencës.

“Specialistë të policimit në zonë së bashku me vullnetarë të shoqërisë civile EKO-Mendje bashkuan forcat për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e masave kufizuese dhe parandaluese në mbrojtje të shëndetit dhe jetës! Të gjithë së bashku për shëndetin dhe të mirën e përbashkët. Modeli më i bukur dhe praktik i policimit në komunitet vjen nga Shkodra”, – nënvizon Lamallari.

Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal, mos zbatimi i karantinimit nga mbartësit e sëmundjes ose jo dënohet me  2-3 vjet burg. Përhapja e sëmundjes infektive nga personi që është diagnostikuar, por nuk pranon të izolohet dënohet me 2-5 vjet burg. Kur përhapja e sëmundjes shkakton pasoja me humbjen e jetës së të tjerëve ose përhapet qëllimisht dënohet me 3-8 vjet burg./a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Piktori shqiptar dhuron dy vepra të tij për një spital në Greqi
Artikulli tjetërKurti emëron lma Dushi Kabashi, zëvendësministre në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim