MOSKË, 21 prill /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve me koronavirus në Rusi tejkaloi sot shifrën 50 000, sipas statistikave të përditshme zyrtare.
Janë regjistruar më shumë se 52 700 raste të identifikuara me COVID-19, një rritje prej më shumë se 1 800% që nga 1 prilli.
Më shumë se 450 persona në Rusi kanë humbur jetën nga koronavirusi, raportoi një shërbim federal i monitorimit.
“Kulmi i përhapjes së sëmundjes ende nuk ka ardhur”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin për agjencinë shtetërore të lajmeve, TASS. / /sara/












