Ballina Bota

HONG KONG – Qeveria zgjat masat kundër koronavirusit

HONG KONG, 21 prill /ATSH-DPA/ – Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam njoftoi se masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të zgjaten edhe për 14 ditë të tjera.

Zgjatja e masave, që duhej të mbaronte të enjten, vjen një ditë pasi Hong Kongu regjistroi ditën e parë pa asnjë rast të ri me virus.

Gjatë konferencës për shtyp të qeverisë, Lam deklaroi se dëshiron të sigurohet që puna e bërë për të luftuar virusin nuk do të shkojë dëm.

Bizneset dhe shërbimet janë mbyllur për të zvogëluar kontaktin me publikun.

Hong Kongu ka regjistruar 1 030 raste të konfirmuara dhe vetëm katër viktima. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Mbi 50 000 raste me koronavirus
Artikulli tjetërKosovë/120 qytetarë kthehen sot nga Turqia