Ballina Bota

SHBA – Trump program ndihme prej 19 miliardë dollarësh për fermerët

UASHINGTON, 18 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një program prej 19 miliardë dollarësh për të ndihmuar fermerët amerikanë të përballojnë ndikimin nga epidemia e COVID-19.

“Ne do të vëmë në zbatim një program ndihme prej 19 miliardë dollarësh për fermerët dhe blegtorët tanë ët mrekullueshëm që duhet të përballen me pasojat e pandemisë botërore”, deklaroi presidenti amerikan në një konferencë të përditshme shtypi kushtuar luftës kundër epidemisë.

Ministri i Bujqësisë, Sonny Perdue theksoi se 16 miliardë dollarë do të shkonin menjëherë për feremerët dhe tre miliardët e mbetur do të shërbenin për të blerë produkte ushqimore që do të shpërndahen për më të varfërit.

Fermerët janë një nga shtyllat e mbështetjes për drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë, i cili po kërkon një mandat të dytë.

Paradoksalisht, miliarderi zhyti një pjesë të bujqësisë amerikane në krizë duke filluar një luftë të shtrenjtë tregtare me Kinën, Pekini u përgjigj duke synuar pikërisht këta mbështetës besnikë të presidentit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFjalë të çmuara/ Se pas dimrit vjen një verë
Artikulli tjetërFOKUS – Arrin në 154 000 numri i viktimave nga COVID-19 në mbarë botën