KALIFORNIA, 17 prill /ATSH-ANSA/- Me rastin e festës së Ditës së Tokës më 22 prill, Microsoft ka prezantuar një platformë të bazuar në inteligjencën artificiale, të quajtur ”Planet Computer”, e cila shërben për të grumbulluar dhe analizuar të dhënat mjedisore nga e gjithë bota.
Qëllimi është të ndihmojmë qeveritë, organizatat dhe kompanitë në zhvillimin me zbatimin e projekteve të afta për të promovuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Nisma është pjesë e ”All for Earth”, program ndërkombëtar i Microsoft për të mbështetur njerëzit dhe entitetet në adresimin e sfidave mjedisore.
Në një postim të nënshkruar nga presidenti Brad Smith, Microsoft tha se synon të miratojë parimet që synojnë arritjen e qëllimeve të biodiversitetit.
Ai shtoi se e vënë këtë teknologji në dispozicion të partnerëve dhe klientëve për t’i ndihmuar ata të marrin vendime që kanë të bëjnë me mjedisin./ /os/























