Ballina Flash

COVID-19/ 6 të shëruar në 24 orët e fundit, 283 në total

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha sot në komunikimin për mediet se “siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara, të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara”.

Sipas saj, deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Fico tha se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social./k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta bisedë telefonike me Thaçin: Bashkëpunim për përballimin e krizës COVID-19
Artikulli tjetërHarta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, 2 raste edhe në Kurbin