Ballina Bota

GREQI – Qeveria transferon migrantët si pasojë e COVID-19

ATHINË, 16 prill /ATSH-DPA/ – Greqia do të transferojë 2 380 migrantë nga kampet e mbipopulluara të ishujve, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19, deklaroi ministri i Migracionit, Notis Mitarakis.

FIllimisht autoritetet do të kërkojnë zhvendosjen e familjeve dhe grupeve të cënueshme, të moshuarit dhe të sëmurët në kampe të tjera, por edhe në hotele dhe shtëpi të përgatitura për ta.

“Duke filluar të dielën, pas Pashkëve Ortodokse, autoritetet do do të mundësojnë transferimin e tyre në grupe të vogla gjatë dy javëve në vijim”, theksoi Mitarakis.

“Dëshirojmë të mbrojmë njerëzit në kampe dhe popullsinë në ishuj nga pandemia”, shtoi ai. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidenti Thaçi përkujton heronjtë e betejës së Maznikut
Artikulli tjetërBerat/ Eliminohet avaria, rikthehet energjia tek të gjithë abonentët