Ballina Ekonomi

Librazhd, drejt përfundimit zëvendësimi i transformatorit të djegur

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Brigadat e OSHEE-së janë duke punuar intensivisht prej disa orësh për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike të qytetit Librazhd dhe zonave përreth, pas djegies së transformatorit mbrëmjen e shkuar, rreth orës 21:00.

Në fillim u morën masat per t’i dhënë energji elektrike spitalit dhe Komisariatit të Policisë përmes gjeneratorit nga ana e OSHEE.

Aktualisht, nga brigada e drejtorisë së Tensionit të Lartë, njësia Elbasan po kryhet procesi i zëvendësimit të transformatorit të djegur në n/stacionin 110/10 kV. /k.s/j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Arrin në 110 numri i viktimave nga COVID-19
Artikulli tjetërSpahia: Rruga e vetme për kthimin sa më shpejt në normalitet është shtimi i testimeve