IZRAEL – Arrin në 110 numri i viktimave nga COVID-19

JERUZALEM, 13 prill /ATSH-AA/ – Numri i viktimave në Izrael arriti në 110, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në 11 235.

Në një deklaratë me shkrim, ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e shtatë personave të tjerë të diagnostikuar me koronavirus, gjë që e ka çuar në 110 numrin e viktimave.

Gjithashtu në deklaratën e ministrisë janë konfirmuar 90 raste të reja, duke e rritur në 11 235 numrin e përgjithshëm dhe u njoftua se 181 prej të sëmurëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa janë shëruar 1 689 të tjerë.

Izraeli ka mbyllur shkollat dhe ka ndaluar takimet publike mes më shumë se 2 personave. Më 15 mars qeveria mbylli shumicën e bizneseve me përjashtim të dyqaneve ushqimore, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.

Për shkak të COVID-19, qeveria e Tel Avivit, ka ndaluar hyrjen e të gjithë të huajve, përveç banorëve të Izraelit. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.