SHANGAI (Kinë) – Sallon i përvitshëm elektronik “Consumer Electronics Show” në Shanghai.
SEUL (Kore e Jugut) – Zgjedhje lokale dhe legjislative të pjesshme në Korenë e Jugut. Referendum i mundshëm për një reformë kushtetuese.
SEUL (Kore e Jugut) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shkon në Seul për të folur me zyrtarët koreano-jugor për samitin Trump-Kim Kong Un.
VARSHAVË (Poloni) – Manovra të përvitshme Sabre Strike drejtuar nga SHBA-ja me 18 000 ushtarë nga 19 vende të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.
BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e kancelares gjermane, Angela Merkel në përfundim të një takimi për integrimin e migrantëve në Gjermani.
BERLIN (Gjermani) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret homologun belg, Charles Michel dy javë nga një samit europian vendimtar.
BERLIN (Gjermani) – Presidenti i Këshillit Qendror të hebrenjve të Gjermanisë, Josef Schuster flet për shtypin e huaj në kuadër të rritjes së antisemitizmit.
BERLIN (Gjermani) – Deklaratë shtypi e kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe ministrit gjerman të Brendshëm, Horst Seehofer, dy mbështetës të një politike migratore shumë të ashpër në Europë.
BERLIN (Gjermani) – Fjalim për Europën i shefit të diplomacisë gjermane, Heiko Mass, një javë nga një këshill ministrash franko-gjerman për reformat në zonën euro.
TALIN (Estoni) – Mbreti, Willem-Alexander i Holandës në vizitë në Estoni, që feston 100-vjetorin e pavarësisë.
VILNIUS (Lituani) – Dalai Lama, shefi shpirtëror tibetian në mërgim, në vizitë në Lituani.
PARIS (Francë) – Koncert i këngëtares kolumbiane, Shakira.
STRASBURG (Francë) – Seancë e Parlamentit Europian.
ANNECY (Francë) – Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar.
UASHINGTON (SHBA) – Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland takon senatorët amerikanë.
BUENOS AJRES (Argjentinë) – Deputetët argjentinas votojnë për një projektligj për legalizimin e abortit./ /ec/ a.jor.













