Ballina Bota

BM – Downing Street: Johnson në terapi intensive

LONDËR, 6 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson, 55 vjeç, i cili rezultoi pozitiv për koronavirusin e ri 10 ditë më parë, u transferua në kujdes intensiv, sot, pas shtrimit në spital në Londrën Qendrore, tha zëdhënësi i tij.

“Gjatë pasdites, gjendja shëndetësore e kryeministrit u përkeqësua dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit”, tha zyrtari.

“Kryeministri i kërkoi ministrit të Jashtëm Dominic Raab (…) ta zëvendësojë atë kur është e nevojshme”, shtoi ai në një deklaratë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE – Mbi 5 000 të vdekur, 439 më shumë në 24-orëshin e fundit
Artikulli tjetërPOLONI – Jep dorëheqjen Jaroslaw Gowin pas dështimit për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale