Ballina Bota

SPANJË – Illa: Karantina po funksionon

MADRID, 5 prill /ATSH-DPA/ – Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa deklaroi sot se karantina e vendosur në vend para tre javësh ka ndikuar në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

“Karantina po funksionon, të dhënat e mbledhura konfirmojnë stabilizim të situatës”, shtoi Illa.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar rreth 6 000 raste të reja, duke e çuar në 130 000 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Një ditë më parë u regjistruan 7 000 raste të reja. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM –Ministri Hancock paralajmëron masa më të ashpra
Artikulli tjetërInfermieri nga Librazhdi në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 në spitalin e Bergamos