Infermieri nga Librazhdi në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 në spitalin e Bergamos

TIRANË, 5 prill/ATSH- A. Fortuzi/-Nadir Buzra, një infermier nga Librazhdi sot është në vijën e parë të betejës me COVID-19 në spitalin e Bergamos,  aty ku është edhe zona më e prekur e Italisë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke publikuar foto nga spitali i Bergamos, shpreh mirënjohjen e tij ndaj punës së infermierit Buzra.

“Personazh: Nadir Buzra prej disa vitesh punon në Poliklinikën “San Marco” në Bergamo. Sot është në vijën e parë të frontit në Qendrën Spitalore Bergamo, aty ku është edhe vatra më e madhe në Itali e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Infermieri nga fshati Gizavesh në Librazhd, është diplomuar për infermieri me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë në vitin 2004. Mirënjohje Nadir”,- thekson Balla. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.