DUBLIN, 2 prill /ATSH-DPA/ – Vendi ka regjistruar një rritje të madhe të numrit të të papunëve, si rezultat i shpërthimit të COVID-19.
Janë mbi 513 000 persona, një e pesta e fuqisë punëtore, të cilët marrin një formë të mirëqenies sociale, sipas shifrave të marsit nga Zyra Qendrore e Statistikave të Qeverisë (CSO).
Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu një rënie të madhe të faturave të taksave në mars për shkak të pandemisë, 1 miliardë euro më pak se vitin e kaluar.
Në tremujorin e parë, qeveria mblodhi 12,9 miliardë euro taksa, 788 milion euro më pak nga sa parashikonte departamenti për vitin 2020. / /sara/






















