LONDËR, 27 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
“Gjatë 24 orëve të fundit kam patur simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv për koronavirusin”, shkruajti Johnson në Twitter.
“Tani jam në izolim, por do të vazhdoj të drejtoj përgjigjen e qeverisë përmes videokonferencave, ndërsa ne luftojmë këtë virus”, shtoi ai. / /sara/












