Ballina Bota

BRUKSEL – Roma bllokon samitin e BE-së

BRUKSEL, 26 mars /ATSH-AFP/- Samiti me videokonferencë i liderëve të BE-së u bllokua mbrëmjen e sotme nga Italia, e cila refuzoi të miratojë  përfundimet e 27 vendeve anëtare të Bllokut për mungesë të një përgjigje të përbashkët të konsideruar mjaft “të fortë” përballë krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

“Çeshtja këtu është që të reagojmë me instrumente financiare inovative dhe me të vërtetë të përshtatshme për një luftë që na duhet ta luftojmë së bashku, për ta fituar atë sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha homologëve të tij kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte.

Me mbështetjen e Spanjës, ai u kërkoi “pesë presidentëve” (KiE KE, PE, ECB dhe Eurogroup) të zhvillojnë brenda dhjetë ditësh një propozim të ri për t’iu përgjigjur krizës serioze ekonomike e cila kërcënon kontinentin.

Sipas versionit të fundit të përfundimeve të tyre, të 27-t duhet të ftojnë ministrat e tyre të financave që të vazhdojnë të punojnë se si të mbështesin ekonominë, por pa ndonjë detaj tjetër.

Sidoqoftë, Italia, vendi më i prekur në Europë nga virusi dhe borxhi i së cilës është një nga më të lartat në zonën e euros, pret nga BE-ja solidaritet më të madh financiar për të shmangur zhytjen e eurozonës në kaos./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat shtrënguese/ Strategjia po funksionon, nëse ndryshon e vendosin ekspertët
Artikulli tjetërBeteja ndaj COVID-19/ Plani ekonomik, në fokus familjet në nevojë, pensionistët e bizneset e vogla