Ballina Bota

KINË – Hubei heq kufizimet e udhëtimeve

PEKIN, 24 mars /ATSH-DPA/ – Kufizimet e udhëtimeve jashtë vendit që janë vendosur që nga muaji janar në provincën Hubei të Kinës, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit, do të hiqen nesër, sipas një njoftimi nga qeveria.

Megjithatë, në njoftim thuhej se heqja e kufizimeve të udhëtimeve nuk do të zbatohet për Wuhan-in, që ishte origjina e shpërthimit.

“Nga mesnata e 25 marsit kontrollet e udhëtimeve për largimin nga Hubei do të eliminohen, me përjashtim të Wuhan-it”, thuhet në njoftim.

Në të shkruhej se situata në Wuhan, do të rivlerësohet bazuar në rrethanat e ardhshme. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKukës/ Policia apel qytetarëve: Ruani distancën në markete dhe evitoni në maksimum lëvizjet
Artikulli tjetërFOKUS – Bursat e botës ”fluturojnë”, pavarësisht COVID-19