FOKUS – Bursat e botës ”fluturojnë”, pavarësisht COVID-19

MILANO, 24 mars /ATSH-ANSA/ – Bursa e Milanos ”fluturoi” sot me +5%, pas zbritjes së hapjes me +3%. Rritjen më të madhe e përjetuan kompanitë ENI, FCA dhe TI.

Edhe bursat kryesore europiane kanë filluar me hapje, ku vlen të përmendet Frankfurti me +5.7%.

Bursa e Tokios përshpejton fazën e rikuperimit nga uljet në pothuajse katër vjet, falë zhvlerësimit progresiv të jenit dhe optimizmit të përtërirë të investitorëve në planet stimuluese të Bankës së Japonisë për të përmirësuar pasojat negative të përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë një pasqyrë e bursave kryesore të botës:

Nikkei përfundoi me një fitim 7,13% në 118.092,35 duke shtuar 1,204 pikë. Në tregun e këmbimit valutor, monedha japoneze zhvlerësohet ndaj dollarit në 110.40 dhe kundrejt euros në 119.20.

Seul e mbylli me +8.60%.

Bursa e Shangait mbyllet me +2.34%.

Shenzen me +2.10%.

Bursa e Hong Kongut mbyllet me +4.46%./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.