GJENEVE, 21 mars /ATSH-MIA/ – “Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpërndarë deri më tani rreth 1.5 milionë teste për koronavirusin në të gjithë botën, por në të ardhmen mund të duhen 80 deri 100 herë më shumë për të përmbushur nevojat”, tha Majk Rajan, përfaqësues i kësaj organizate.
“Kjo është analizë ekstreme, por ky është përfundimi që kemi arritur,” tha Rajan.
Sipas tij, OBSH-ja po përballet me vështirësi të reja në të gjithë botën në sistemimin e personelit dhe materialeve, përfshirë edhe testet për koronavirus dhe pajisje mbrojtëse. /os/












