Ballina Bota

BRITANI E MADHE – Johnson urdhëron mbylljen e jetës publike

LONDËR, 20 mars /ATSH-AFP/- Qeveria britanike urdhëroi sot mbylljen e pubeve, restoranteve, kinemave, palestrave dhe teatrove, duke rritur masat në luftën kundër përhapjes së koronavirusit të ri

“Po u kërkojmë në mënyrë të arsyeshme kafeneve, bareve dhe restoranteve që të mbyllen sonte sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos hapen nesër”, tha kryeministri konservator, Boris Johnson, në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se e njëjta gjë këshillohet edhe për klubet e natës, teatrot, kinematë, palestrat dhe qendrat e argëtimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Gjermania shqyrton mundësinë e orës policore mbarëkombëtare
Artikulli tjetërCOVID 19/ Vijon shpërndarja e ndihmave në Durrës, Varfaj: Në fokus banorët në çadra