LONDËR, 20 mars /ATSH-AFP/ – Kryeministri Italian, Giuseppe Conte i kërkoi Bashkimit Europian të përdorë “gjithë fuqinë” e fondit të saj të shpëtimit të zonës euros përballë krizës së pazakontë të koronavirusit.
Ai kërkoi gjithashtu që BE të mos mbështetet vetëm në politikën monetare që nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet, por t’i drejtohet politikës buxhetore.
“Është urgjente”, konfirmoi ai në një intervistë për “Financial Times”.
“Rruga që duhet ndjekur është hapja e të gjitha linjave të kredive nga fondi i ndihmës (MES) për të gjitha shtetet anëtare për të ndihmuar në luftën kundër pasojave të epidemisë së COVID-19, me kusht që çdo shtet të jetë transparent dhe të jape llogari se si janë shpenzuar këto burime”, shtoi ai.
Ky mekanizëm u krijua në vitin 2012 gjatë krizës së borxhit në zonën euro.
Pajisur me një burim prej 410 miliardë eurosh, MES jep kredi për vendet në vës, ashtu si rasti i Greqisë, duhet të zbatojnë reformat./ /ec/













