ITALI – 20 000 ushtarë në rrugët e vendit për menaxhimin e emergjencës COVID-19

ROMË, 20 mars /ATSH/ – Italia ka gati 20 000 ushtarë në dispozicion për menaxhimin e emergjencës së koronavirusit, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini.

”Konfirmoj disponueshmërinë e plotë për përdorimin e ushtrisë së përfshirë në programin ‘Rrugë të sigurta’ për menaxhimin e emergjencës së koronavirusit. Forcat e Armatosura janë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre, pasi ato tashmë po e bëjnë si në frontin shëndetësor, ashtu edhe në kontrollin e territorit”, deklaroi ai.

”Ku dhe si do të vendoset ushtria do të vendoset nga prefektët”, deklaroi nga ana e saj ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese.

”Ne duhet të plotësojmë të gjitha nevojat. Për momentin, kontingjenti prej 7 300 trupash do të përdoret në rrugë, por nëse kjo nuk do të mjaftojë, ka të paktën 13 000 ushtarë të tjerë në dispozicion”, theksoi ajo.

Guerini shtoi se “gjithçka është në koordinim me qendrën e operacioneve në rajonet Kampanias dhe Siçilisë”, përfundoi Guerini, sipas Agenzianova./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.