Ballina Bota

BM – Johnson njofton mbylljen e shkollave si pasojë e koronavirusit

LONDËR, 18 mars /ATSH-DPA/ – Shkollat do të mbyllen për një periudhë të pacaktuar kohore pas të premtes, për të ndihmuar Britaninë e Madhe në frenimin e përhapjes së koronavirusit, deklaroi kryeministri, Boris Johnson.

“Objektivi është ngadalësimi i përhapjes së virusit”, theksoi Johnson.

Ai shtoi se shkollave do i kërkohet të sigurojnë lehtësira për fëmijët, si dhe ndihmë nga profesionistë të shëndetësisë, policisë dhe punonjësve sociale për të moshuarit.

Johnson deklaroi se masat e qeverisë tashmë e kanë ngadalësuar përhapjen e sëmundjes, por nuk do të hezitojnë të bëjnë më shumë në vazhdim. / /sara/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë
Artikulli tjetërKosovë/ Gjendja e pacientëve me koronavirus e stabilizuar, 8 prej tyre po trajtohen në shtëpi