Ballina Lajme nga Vendi

Bashkia e Tiranës miraton disa vendime të rëndësishme ekonomike

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ – Këshilli Bashkiak miratoi këtë të enjte disa vendime të rëndësishme, duke nisur nga plani i veprimit për barazinë gjinore në bashkinë Tiranë.

Po ashtu u miratua vendimi për projektin e krijimit të zonës TID në Pazarin e Ri. Për miratimin e planit të veprimit “Tirana Green City Action Plan (GCAP) – për Bashkinë Tiranë”. Gjithashtu u morr vendimin për miratimin e përfundimit të procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për lidhjen e kontratave para noterit.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe disa vendime me karakter ekonomik, sikurse ishte ai “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”. Ndërkohë, Këshilli dha pëlqimin për vendosjen e instalacionit “Lokomotiva me Avull” në Bulevardin e Ri, aty ku dikur ka qenë ish-Stacioni i Trenit, si dhe vendimin “Për vendosjen e skulpturës së titulluar ‘Çufo dhe Bubi Kaçurrel’ në lulishten karshi Presidencës. /a.f//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Kompania “Bayer” shndërrohet në gjigantin botëror të agrokimisë
Artikulli tjetërAustria mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave