GJERMANI – Kompania “Bayer” shndërrohet në gjigantin botëror të agrokimisë

BERLIN, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Kompania gjermane “Bayer” u shndërrua sot në gjigantin botëror të pesticideve, plehrave kimike dhe farërave me mbylljen e kontratës për blerjen e specialistit amerikan “Monsanto”, për t’i ofruar bujqësisë një fokusim më të madh drejt bioteknologjive.

Dy vite pas njoftimit të blerjes me një shumë deri në 63 miliardë dollarë (54 miliardë euro), vlera më e madhe e një kompanie gjermane jashtë vendit, “Bayer” bleu aksionet e “Monsanto” për 128 dollarë për aksion duke i tërhequr nga kuotimet në Wall Street.

Nëse bashkimi zyrtar do të nisë brenda dy muajve, “Bayer” do të heqë që tani emrin famëkeq të kompanisë së blerë, sinonom i divijimit të agrokimisë, siç e cilësonin kritikët dhe do të shoqërohet me një lumë procedurash gjyqësore.

Por zhdukja e etiketës “Monsanto” është një formë e pastër, markat e firmës “Saint-Louis” do të shiten njësoj, Dekalb (fara e misrit dhe e kolzës) De Ruiter (farat e perimeve) duke vijuar me të famshmin “Round up”, herbicidi apo glifosat i vënë në pikëpyetje për efektet kancerogjene.

Ndërsa “Bayer” i cili e ka ndjekur gjithnjë nga afër “Monsanto” përpara arritjes së marrëveshjes në shtator të viti 2016, mbështetet në tregun që po hapet për kolosin e madh përballë nevojës për të prodhuar më shumë në sipërfaqe të kufizuara./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.