Ballina Aktualitet

Perspektivë më e bukur pas koronavirusit, ashtu si pas tërmetit

TIRANË, 17 mars/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ashtu si pas tragjedisë së tërmetit do të dalë me një perspektivë më të bukur pas kësaj lufte

Sa i përket masave, Rama tha se, “ne do të bëjmë gjithçka që duhet do ta bëjmë ashtu siç duhet dhe do ta themi çdo gjë në kohën e duhur pa asnjë diskutim”.

I pyetur sesi po e përjeton këtë situatë Rama tha se, “Çdo njeri sot është një familje, i mbyllur ose me dalje shumë të kufizuar dhe përjeton një shqetësim të veçantë. Për shkak të detyrës që unë kam dhe për mënyrën sesi e kuptoj dhe jetoj unë këtë detyrë, barra që unë ndjej është e barabartë me një familje që është familja ime, herë të gjitha familjet pa përjashtim që janë familjet e shqiptarëve që sot banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nxirreni vetë konkluzionin sesi ndihem unë”.

Por, shtoi Rama, “pa diskutim siç  kasha besim të plotë dhe  bindjen që do ta kalonim tragjedinë e tërmetit dhe do dilnim prej saj me një perspektivë më të bukur për ata që u prekën dhe lavdi Zotit nuk humbën jetën, por u plagosën dhe për të gjithë vendin në tërësi, më quani si të doni, por unë kështu besoj përpara. Që nga kjo luftë ne do të dalim me një perspektivë më të bukur, pavarësisht vështirësive të mëdha që do të na krijohen dhe pasojave që do të duhet të përballojmë një e nga një në të gjithë aspektet. Zoti i shqiptarëve është i madh. Unë e besoj këtë gjë”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunimi për situatën e koronavirusit, Rama: Basha le të qëndrojë në shtëpi
Artikulli tjetërRindërtimi pas tërmetit, situata e koronavirusit nuk do ndalë projektet e shtëpive të reja