Ballina Bota

FRANCË – Macron: Rrini 15 ditë në shtëpi

PARIS, 16 mars /ATSH-AFP/ – Në një fjalim para kombit, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe se të gjithë kufijtë me jashtë do të mbyllen për 30 ditët e ardhshme.

“Është vendosur të zbatohen masat më të rrepta për të rritur kufizimin e lëvizjeve të njerëzve, duke filluar nga e marta në mesditë dhe të paktën për 15 ditët e ardhshme”, tha Macron.

“Çdo shkelje e këtyre rregullave do të ndëshkohet”, paralajmëroi presidenti.

“Unë ju them me solemnitet të madh këtë mbrëmje, dëgjoni punonjësit e kujdesit shëndetësor që thonë: Nëse doni të na ndihmoni, duhet të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktin”, vazhdoi ai, duke shtuar se të gjitha kompanitë duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar punonjësit që punojnë nga shtëpia.

“Ne jemi në një luftë për shëndetin”, tha Macron, para se të shtonte “kurrë më parë nuk i është dashur Francës që të ndërmarrë masa kaq të jashtëzakonshme, padyshim të përkohshme, në kohë paqeje”.

Macron konfirmoi se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale që do të mbaheshin më 22 mars janë pezulluar si rezultat i shpërthimit të koronavirusit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – ”Lufthansa” redukton deri në 90% të fluturimeve
Artikulli tjetërTirana ndez ngjyrat e flamurit italian: Le të rezistojmë e fitojmë së bashku ndaj koronavirusit