GJERMANI – ”Lufthansa” redukton deri në 90% të fluturimeve

BERLIN, 16 mars /ATSH-AFP/ – Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” do të ndërpresë 90% të kapaciteteve të saj të fluturimit, ndërkohë që rëndimi i pandemicë së koronavirusit ka shkaktuar një ulje të pazakontë të trafikut ajror në botë, njoftoi sot grupi.

Numri i vendeve të propozuara për fluturime të gjata do të reduktohet deri në 90% duke nisur nga e marta në raport me planin fillestar të fluturimit.

“Këto linja përfshijnë udhëtimet drejt Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Qendrore dhe Jugore”, theksoi grupi në një komunikatë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.