Ballina Bota

FOKUS – BE: Recesion në 2020 si pasojë e COVID-19

PARIS, 16 mars /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian parashikon një recesion në vitin 2020, theksoi sot komisioneri europian i ngarkuar per Tregun e Brendshëm, Thierry Breton për “BFM Business” pa dhënë shifra, por duke parashikuar një ndikim global të krizës për shkak të koronavirusit në rritjen ekonomike europiane nga dy në 2,5%.

“Para krizës, ne kishim parashikuar një rritje prej 1,4% në të gjithë kontinentin. Mendoj se do të ketë një ndikimi prej 2-2,5% në këtë rritje ekonomike”, theksoi ai për “BFM Business”.

Komisioneri Europian theksoi se sigurisht vendet europiane mund të çliroheshin përkohësisht nga rregullat e Paktit Europian të Stabilitetit për t’i bërë ballë krizës, siç parashikohet në ligjet europiane.

“Ne do të respektojmë rreptësisht paktin i cili mundëson që në raste të forcave madhore (…) të dalim nga rregullat,” theksoi ai.

I pyetur mbi mundësinë e një plani europian për rimëkëmbjen ekonomike, Breton theksoi se ishte shumë herët për të folur në lidhje me këtë në detaje, por la të kuptohet se do të ketë një plan në një moment të ardhshëm.

“Vendimet do të merren bazuar në ato që do të vërejmë në lidhje me ndikimin real në ekonomi”, nënvizoi ai./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Mat, drejtori i Shërbimeve Publike për ATSH: Vijon dezinfektimi dhe vetëkarantinimi i 200 personave të ardhur nga Italia
Artikulli tjetërKryebashkiakja e Patosit, Balilaj për ATSH-në: Plan i përpiktë masash kundër COVID-19, personat e kthyer nga zonat e prekura në vetëkarantinë