TIRANË, 15 mars/ATSH/ Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e grupit OSHEE njofton se ditën e hënë, datë 16 mars, sportelet e shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit do të jenë të hapura.
Sipas njoftimit për shtyp, sportelet do të jenë hapur nga ora 09:00 – 16:00.
OSHEE siguron se do t’i përmbahen udhëzimit për kujdes të shtuar nga personeli dhe abonentët si ruajtja e distancës, mbajtja e maskave, dorezave apo radha.
/a.gjonaj/























